viva logo
Jeto me rregullat e tua
"Viva është e freskët dhe e jashtëyakonshme. Një përzierje e guximshme tunduese që nxjerr në pah dualitetin e një femre. Femra që përdor aromën Viva është e fuqishme dhe joshëse në të njëjtën kohë. Ajo e jeton jetën sipas rregullave të saj" - Fergie
Duke sfiduar tradicionalen, pamja e saj është unike. E bukur dhe e guximshme, fuqia e saj femërore tërheq vëmendjen e kujtdo. Ajo është e përgjegjshme dhe plotësisht në vetëkontroll. Me aromën Viva by Fergie, ju mund të kuptoni besimin dhe fuqinë e pashmangshme të këngëtares, gruas, aktores, modeles dhe ikonës, Fergie. Nga bashkëpunimi më i fundit dhe i ri midis Avon dhe artistes fituese të disa çmimeve, Viva by Fergie është krijuar për të fuqizuar femrën e guximshme, për të kremtuar kontrastin femëror dhe për të jetuar përtej kufijve. Një aromë joshëse, e ndjerë dhe tunduese, Vica by Fergie mishëron forcën, pavarësinë dhe feminilitetin e emrit të saj.
Parfum për Trupin Viva
1.7 fl. oz.

Femërore. E fuqishme. Jokonvencionale. Një kontraditë joshëse e barërave qetësues spikatur nga lavenderi i fortë dhe vetiveri misterioz Besimi, guximi dhe personaliteti i fuqishëm i Fergiet shfaqet në cepat e mprehtë dhe të thepisur të shishes, forma dhe kapaku, që përshkruajnë një femër me një sens të fortë drejtimi.

Parfum për Trupin Viva Locion për Trupin Spërkatës për Trupin
Rreth Aromës
Femërore. E fuqishme. Jo konvencionale. Aroma Viva by Fergie është një kontrast joshës i barërave qetësues, lavenderit të fortë dhe vetiverit misterioz. Një aromë për femrat që dëshirojnë të jetojnë jetën sipas rregullave të tyre, frymëzuar prej një prej femrave më të fuqishme, Fergie.
Notat kryesore
Barërat e Freskëta dhe Begonja frymëzuese
Të gjithë sytë janë drejtuar tek ajo, ndërsa bën një hyrje spektakolare. Një shpërthim i pastër, i barërave të freskët që mbështjellin dhomën e aromatizuar nga frymëzimi i begonjës.
Herbs Image
Notat mesatare
Spike Lavender and Paperwhites
Nga zemra e fortë çlirohet një aromë lavenderi pikant veshur nga copëza të lules narciz…Një thurje e jashtëzakonshme e luleve moderne.
Herbs Image
Notat bazë
Vetiver, Drurët e Kashmirit, Myshku i Lëkurës
Pjesa e poshtme kombinon një prekje femërore me aromat joshëse mashkullore. Myshku I lehtë i lëkurës gjendet në shtresat e drurëve të butë kremozë të kashmirit, dhe tek vetiveri i tokës për një sipërfaqe misterioze të fuqishme.
Herbs Image

Parfumieri, Laurent Le Guernec
Frymëzimi im për aromën Viva by Fergie vjen nga dashuria ime për botën e farogjereve – një drejtim joshës por edhe i freskët i familjes olfaktive, tradicionalisht e rezervuar për meshkujt. Unë dëshiroja të ndërtoja një ndërthurje femërore farogjerësh për Fergien që do të zbulonte një tjetër aspekt të personalitetit të saj shumëdimensional dhe tërheqjes sensuale. E kam filluar krijimin e kësaj arome duke e imagjinuar atë të veshur me rrobat e bashkëshorotit të saj, këshishën e bardhë, mbërthyer me butona. Dëshiroja të shfaqja këtë tërheqje të pashpjegueshme dhe tunduese – në një shishe parfumi. Ky ishte momenti i saktë që më frymëzoi të krijoja këtë aromë shpërthyese.

Ky krijim i jashtëzakonshëm është veçanërisht unik për shkak të interpretimit të ndryshëm të lules së freskët për femrat frymëzuar nga një prej aromave për meshkuj të preferuar nga Fergie. Tërheqja e rafinuar dhe joshëse shpreh një deklaratë të fuqishme mashkullore, të ndërthurur në mënyrë të rrjedhshme për një femër dhe që shënon një tjetër anë, të re, të guximshme marramendëse femërore. Freskia brilante e notave të pasura kryesore ndërthuren me zemrën e lavenderit të zi, lules narcizis, dhe orkides në forrnë ylli për një eksplorim të ndaluar ndër vite. Luksi i pjesës së mëtejshme zbut dhe qetëson me drurët e kashmirit dhe myshkun e lëkurës, një esencë mbreslënëse që përfaqëson një femër tepër sensuale në thellësi dhe me besim të egër në vetvete.

Jam shumë krenar për këtë aromë sepse ka krijuar një interpretim të ri të freskisë së luleve për femrat. Ajo ilustron një botë moderne, të një territory të pa eksploruar më parë për Aromat e Avon. Loja me përbërës të fuqishëm dhe ndërthurja me guximin dhe sensualitetin e Fergiet, bukuria & feminiliteti i saj më dhanë mundësinë të eksploroja ide pa limit
Fotot
Viva by Fergie Viva by Fergie Viva by Fergie Viva by Fergie Viva by Fergie Viva by Fergie