outspoken logo
Thuaje siç e mendon
‘’Nga muzika në garderobën time, stili im nënkupton të flasësh dhe të thuash atë që mendon’’ thotë Fergie. ‘’Kjo është edhe arsyeja përse aroma ime e parë mishëron pavarësi – Outspoken padyshim që I bën njerëzit të kthejnë kokën pas për të të parë por gjithashtu I jep mundësi personalitetit tënd të shkëlqejë.’’

E pavarur, me besim në vetvete dhe e vërtetë, artistja e çmimeve platin dhe fituese e disa çmimeve, Fergie di sesi të udhëheqë vëmendjen. Njëkohësisht femërore dhe seksi, aktorja, këngëtarja dhe stilistja i bën të tërë të hamendësojnë. Tashmë çdo femër mund të ketë tërheqjen e saj sensuale dhe shprehjen e saj të guximshme që gjendet në aromën e saj të parë provokuese Avon: Outspoken by Fergie
Parfum Outspoken
1.7 fl. oz.

Një shprehje e hapur e frutave të pyllit në kontrast shokues me tuberozën ultra-femërore dhe lëkurën e zezë. Aroma Outspoken strehohet në një shishe transparante të zezë me një kapak të frymëzuar nga dekori luksoz dasmës së Fergiet. Një bimë kacavjerrëse dizenjuar mbi shishe si edhe paketimi I saj shprehin qartë natyrën krijuese të Fergiet.

Parfum Outspoken Locion për Trupin Outspoken në miniversion Locion për Trupin Roletë Aromatike me funde të Dyfishtë Spërkatës për Trupin Spërkatës mini Koleksioni i Aromës me 3 produkte
Rreth Aromës
Outspoken by Fergie është një aromë lulesh frutore me një aromë të papërshkrueshme joshëse. Notat e para kryesore drithërojnë shqisat, ndërsa pjesa qendrore me përbërje lulesh femërore bie thellësisht në kontrast me bazën joshëse të lëkurës.
Notat kryesore
Fruti Yll, Fruta Pylli të Ngrira, Shafron i Egër
Notat kryesore të frutit yll ndërthuren me frutat e ngrira të pyllit, dhe shafroni i egër nxit një ndjesi sensacionale që elektrizon shqisat tuaja.
Fruit Image
Notat mesatare
Tuberoza Absolute, Jasemini i Natës dhe Lulja e Pasionit
Pjesa e mesit me lule shumëngjyrëshe pasuruar nga tuberozën e mëndafshtë, mbështjell vetveten me jaseminin misterioz të natës dhe lulen e pasionit.
Flowers Image
Notat bazë
Lëkurë e Zezë, Druri I Zi, dhe Vetiveri i tymosur
Pjesa e fortë qendrore bie fuqishëm në kontrast me pjesën joshëse dhe mashkullore që vjen më pas. Lëkura e zezë origjinale dhe druri i ngrohtë ndërthuren me një bazë provokuese të rrënjëve të tymosura vetiver, për një aromë ndjellëse që zgjat.
Woods Image

Laurent Le Guernec, Perfumier
Fergie dëshironte të kishte një aromë me kontrast të fortë që do të fliste tepër; një përzierje të paimagjinueshme… diçka të jashtëzakonshme dhe jokonvencionale po aq sa edhe të papritur. Pasi dëgjova atë që ajo dëshironte, ishte e qartë që Fergie ishte një femër jashtëzakonisht e fortë dhe me besim në vetvete, dikush e vërtetë me veten dhe gjithçka që beson. Ajo ishte frymëzimi im për kompozimin e aromës nga familja olfaktive dhe unë dëshiroja të krijoja një aromë që do të ishte po aq e fuqishme sa Fergie.

Pas takimit tim të parë me Fergien dhe skuadrën Avon, fillova të imagjinoj pjesët përbërëse të aromës. Unë krijova një akord nga lëkura e zezë origjinale për të shprehur guximin e Fergiet dhe anën e saj provokuese. Më pas i shtuam vetiverin e tymosur dhe drurin për të tejkaluar kufijtë dhe për t’iu afruar akoma më tepër aromës mashkullore. Kjo u balancua më pas nga luksi i kontrastit të pjesës qendrore me tubeorozën dhe jaseminin e natës ndjekur nga përzierja misterioze e frutit yll, shafronit të ngrohtë dhe të egër dhe frutat e ngrira të pyllit.

Jam shumë krenar për këtë aromë….ajo është një shprehje unike e forcës, bukurisë dhe besimit. Ajo është e fuqishme dhe rebele, por edhe joshëse dhe femërore.. një balancë e mrekullueshme kontrastesh.
Fotot
Outspoken By Fergie Outspoken By Fergie Outspoken By Fergie Outspoken By Fergie