outspoken intense logo
Jetoni Momentin
‘’Jam argëtuar kaq shumë duke zhvilluar dhe lançuar aromën time të parë me Avon, saqë për aromën e dytë, dëshiroja të kisha pak më tepër limite. Aroma Outspoken Intense është një përzierje provokuese e besimit joshës dhe feminilitetit guxues që mbështillen nga emocionet dhe padurimi i të qenit në qendër të skenës. Ti duket sikur ndjen një drithërimë elektrizuese – një ndjesi të paprovuar më parë.’’ – Fergie

Kur dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes, jetoni momentin me aromën Outspoken Intense by Fergie. Një aromë që vjen pas asaj Outspoken, krijuar nga lulet frutore me fuqinë tërheqëse të vëmendjes, duke përjetuar vështrime dhe sy që kthehen pas për të të parë. Zbuloni anën tuaj më joshëse, të fortë dhe të panjohur me Outspoken Intense.
Parfum Outspoken Intense
1.7 fl oz
Aroma provokuese që kërkon vëmendje. Fruti shkëlqyes yll dhe lulja e pasionit ngrohen nga myshku joshës Aroma Outspoken strehohet në një shishe transparante të zezë me një kapak të frymëzuar nga dekori luksoz i dasmës së Fergiet. Një bimë kacavjerrëse dizenjuar mbi shishe si edhe paketimi i saj shprehin qartë natyrën krijuese të Fergiet.

Parfum Outspoken Intense Locion për Trupin Aromë Outspoken Intense në Miniversion Aromë Outspoken në Miniversion Koleksioni i Aromës me 3 produkte Locion për Trupin Xhel për Dush
Rreth Aromës
Një aromë e re lulesh frutore që ju frymëzon për të shprehur vetveten dhe për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve.
Notat kryesore
Lule yll, Manaferrë, Fruti Kumquat
Nota të mrekullueshme të manaferrës, frutit yll dhe frutit kumquat që tërheqin padyshim audiencën tuaj
Fruits Image
Notat mesatare
Lule Pasioni
Zemra e lules së pasionit i shton një ndjesi drithëruese dhe të guximshme gardenias dhe petaleve të lules së portokallit.
Flowers Image
Notat bazë
Myshku Sensual
Një bazë myshku sensual mbështjellë me qelibarin e bardhë dhe kederin e artë në një ritëm të vazhdueshëm.
Woods Image

Laurent Le Guernec, Parfumieri
Padyshim që dëshiroja të shprehja një tjetër dimension të ekspresivitetit guxues dhe sensualitetit të Fergiet. Krijova këtë version të ri intensiv për një aromë më të fortë, duke përdorur frutat dhe lulet për një kompozim të mrekullueshëm të paharrueshëm. Aspekti I frutave ndihet midis përzierjeve të manaferrës dhe frutit yll. Këto nektare të lëngshme kanë një cilësi të mirë që funksionon bukur me lulen e pasionit dhe lulet e çelura të portokallit për të krijuar një aromë spontane që mbështillet më pas nga qelibari sensual dhe drurët për një intensitet final.

Në aromën e parë Outspoken kishte një përzierje rebele dhe me kontrast të lartë. Unë dëshiroja të zgjerohesha më tepër në këtë ide në aromën pasuese Fergie Intense. Fillova të eksploroja një përqasje akoma më të ekzagjeruar femërore me frutat e çelura shumëngjyrëshe dhe lulet me aroma të forta. Shumë shpejt u frymëzova nga bukuria magjepsëse dhe sensualiteteti i vetë Fergiet…anët e ndryshme të feminilitetit të saj të fuqishëm ishin frymëzimi im.

Jam shumë krenar për këtë aromë sepse kam nxitur veten time të imagjinoja ‘’përtej shishes’’ dhe të kaloja në kufinj të rinj. Kam përndjekur imagjinatën time për të shkuar më tej idesë së aromës origjinale duke ekzagjeruar intensitetin e luleve frutore që prekin shqisat. Frutat janë shumë të përqendruara dhe të lëngshme; lulet janë rrezatuese dhe të pastra; notat e drurit të qelibarit janë të qëllimshme dhe drejtuese. Kur të gjitha bashkohen me njëra tjetrën, japin një dehje të fortë dhe të guximshme.
Fotot
Outspoken By Fergie Outspoken By Fergie Outspoken By Fergie Outspoken By Fergie