fergie logo
Bashkëpunimi mes Fergie & Avon
Një zgjedhje e spikatur për markën globale, Fergie përfaqëson të njëjtën pavarësi, vetëbesim dhe feminilitet që promovon Avon.
Në fillim Avon kontaktoi këngëtaren, autoren, stilisten dhe aktoren në vitin 2009 për një bashkëpunim për linjën e aromave që do të mishëronte karakterin e saj unik. Që atëherë, Fergie është përfshirë në lançimin e secilës aromë, duke përfshirë aromën, paketimin, emrin dhe fushatën, dhe planifikon të zgjerojë linjën në të ardhmen.

"Jam shumë e emocionuar për këtë bashkëpunim me Avon... Jam gjithmonë në kërkim të mënyrave të ndryshme për të shprehur veten time, dhe aroma është mundësia perfekte për të treguar origjinalitetin fansave dhe klinetëve Avon. Nuk mund të isha më e lumtur se sa të bashkëpunoj me një markë me reputacion kaq të fortë në mbështetje të grave." - Fergie

"Jemi shumë të emocionuar për këtë bashkëpunim me Fergie. [Ajo] është një grua e fortë, me vetëbesim dhe unike e cila është e sinqertë me veten dhe me besimin e saj. Ajo frymëzon të tjerët me mesazhin e fuqishëm që kushdo mund të realizojë ëndrrat e tij ­– një mesazh që përfaqëson markën Avon."- Jeri Finard, Zëvendës President Senior dhe President Global i Markës, Avon Products, Inc.
Kërkoni imazhet
Fergie in Moscow
previous button previous button